Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.
Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë COVID-19.
Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.