UBT News

6 milionë euro për bizneset, Rukiqi: Shumë e pamjaftueshme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se janë të pakënaqur me programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, pasi sipas tij, shuma prej 6.5 milionë euro për të vetëpunësuarit për bizneset e vogla, janë të pamjaftueshme.

“Mendova që është gabim teknik pasi është shuma e vogël. Edhe 3 milionë tjera janë paraparë për sektorin e gastronomisë. Kemi pritur që shuma që është në buxhet do të jetë për sektor privat e të cilat janë dedikuar për vaksina. Me rritje të skemave sociale nuk mund të arrihet rimëkëmbja ekonomike. Duhet me ngjallë sektorin privat”, tha ai tutje.

Tutje, ai tha se do të kërkojnë nga Qeveria që te mos jetë vetëm kjo shumë. Ndërkaq deklari se e kanë mirëpritur lehtësimin e masave.

Exit mobile version