Artistët shqiptarë kanë shfrytëzuar edhe këtë verë për të sjellur këngë që përcjellin atmosferë pozitive dhe verore.
Sa i përket klikimeve në YouTube, janë gjashtë këngë gjithsej më të dëgjuarat (deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli) për këtë verë.
Në krye të fronit vazhdon të qëndrojë Dhurata Dora me këngën “Only You” në bashkëpunim me artistin nga Franca, Gims. Kjo këngë përveçse ka arritur shikueshmëri të madhe në trojet shqiptare, ka depërtuar dukshëm edhe në tregun ndërkombëtar, me 49 milionë klikime në Youtube.
Këngë tejet e dëgjuar këtë verë është edhe bashkëpunimi i tre artistëve, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, të cilët sollën në treg këngën “Dale”, që ka grumbulluar 38 milionë klikime në Youtube për një muaj.
Gjithashtu remixi i këngës “Pa Ty” nga Dafina Zeqiri në bashkpunim me Cricket dhe Muma, mori rreth 26 milionë klikime, dhe 100 mijë pëlqime.
Majk është rikthyer furishëm këtë verë me këngën “Marr”, për tekstin e së cilës u kujdes vetë ai së bashku me Ledri Vulën. Ky bashkëpunim rezultoi mjaft i suksesshëm pasi që grumbulloi deri tani 19 milionë klikime në Youtube.
Vendin e pestë në listë e ndajnë këngët “Mi Amor” e reperit Noizy dhe Dhurata Dorës me mbi 19 milionë klikime, si dhe “Dujëm” e Butrint Imerit, me mbi 18 milionë klikime në Youtube./koha