Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot janë ekzekutuar 6.5 milionë euro për 15 mijë të vetëpunësuar nga 21 mijë sa janë gjithsej. Hoti në një konferencë për media ka thënë se pagesa për pjesën tjetër do të bëhet pas verifikimit të disa të dhënave.
Ai ka thënë në kuadër të zbatimit të pakove ekonomike që përfshijnë buxhetin e vitit 2021, janë duke vazhduar edhe për kategori të tjera.
Ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të bëhet pagesa për subvencionet në bujqësi në vlerë prej 12 milionë euro.