Aktualisht në Kosovë janë 597 raste aktive me koronavirus.
Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në kryeqytet aktualisht janë 174 raste aktive me COVID-19, pasuar nga Prizreni me 55 raste, Ferizaj 45 raste, Gjilani me 44 raste dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për dy vdekje dhe 16 raste të reja me COVID-19.