59 persona kanë vdekur në aksidentet e trafikut në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik të këtij viti.
Në një apel për pjesëmarrësit në trafik, Policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vixhilentë në komunikacion dhe të shmangin aksidentet të cilat shpesh po rezultojnë me fatalitet.
Në këto shifra nuk janë llogaritur edhe aksidentet e muajit gusht.
“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike”, thuhet në apelin e Policisë.