Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme po ulet numri i të hospitalizuarve me SARS-CoV-2.
Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 589 pacientë janë duke u trajtuar në spitale, prej tyre 471 janë pozitiv me COVID-19, 37 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 451 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.
Kurse numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave është ky: Klinika Infektive – 91 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) – 45 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) – shtatë pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 81 pacientë. Mjekimi Intensiv –COVID – dhjetë pacientë + dy në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë – shtatë pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – një pacient. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë, 26 prej tyre në gjendje të rënduar, 295 të konfirmuar pozitiv, 258 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme, Spitali i Prizrenit – 54 pacientë, Spitali i Gjakovës – 60 pacientë, Spitali i Pejës – 87 pacientë, Spitali i Gjilanit – 51 pacientë, Spitali i Ferizajt – 444 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 41 pacientë, Spitali i Vushtrrisë – dhjetë pacientë./UBTNews