UBT News

55 vite nga lindja e violinistit të njohur shqiptar, Tedi Papavrami

Sot shënohen 55 vite nga lindja e Tedi Papavramit, një prej violinistëve shqiptarë më të njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike. I lindur më 13 maj 1971 në Tiranë, ai nisi të luante violinë që në moshë shumë të vogël nën udhëheqjen e të atit, Robert Papavrami.

Talenti i tij u dallua herët, duke interpretuar që fëmijë me Filarmoninë e Tiranës vepra të njohura botërore. Në vitin 1982 fitoi bursë nga qeveria franceze për studime në Konservatorin e Parisit, duke nisur kështu një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

Gjatë viteve, Papavrami është vlerësuar me disa çmime prestigjioze, mes tyre çmimi “George Enescu” dhe vendi i parë në Konkursin Ndërkombëtar të Violinës “Pablo Sarasate”. Ai ka performuar në shumë skena të rëndësishme evropiane dhe vazhdon të konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të muzikës klasike shqiptare.

Përveç muzikës, Tedi Papavrami është angazhuar edhe në përkthimin në frëngjisht të veprave të shkrimtarit Ismail Kadare, duke dhënë kontribut edhe në promovimin e letërsisë shqiptare jashtë vendit.

Exit mobile version