Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të përkrahë Komitetin Olimpik i Kosovës me një shumë financiare 56 mijë e 815 euro.
Për këtë u nënshkrua sot aneks memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut, e cila do të shërbejë edhe për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24.
Mbështetje financiare për KOK-un është prej kategorisë së subvencioneve dhe vjen si përkrahje për organizimin dhe avancimin e sportit në Kosovë dhe pjesëmarrjen e përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.