UBT News

51 vatra zjarri në Kosovë, katër prej tyre aktive

Në Kosovë të martën janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, ndërsa prej tyre katër vazhdojnë të jenë aktive, ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

AME ka njoftuar se 47 vatra zjarri janë lokalizuar.

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton opinionin se sipas të dhënave të pranuara sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej pesëdhjetë e një (51) vatra zjarri. Prej tyre katër (4) vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa dyzet e shtatë (47) vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192. Agjencia shpreh mirënjohje dhe falënderim për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, ka njoftuar AME-ja.

Exit mobile version