Aktualisht në Kosovë janë 509 raste aktive me COVID-19.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Komuna e Prishtinës ka 122 raste, Ferizaj 45 raste, Prizreni 43, Gjilani 32 si dhe dhjetëra raste në komuna të tjera.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 23 raste pozitive me COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës, kurse 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkohë që janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.