50 Cent ka deklaruar së fundmi se do të rikthejë filmin e vitit 2002, “8 Mile” në një shfaqje televizive. Reperi njoftoi gjatë paraqitjes së tij në kanalin YouTube BigBoyTV se filmi, rreth jetës së Eminem, ka një shfaqje televizive që është “në lëvizje”.
“Unë do të sjell 8 Mile në televizion” zbuloi ai, duke shtuar se Eminen është në bord për të ndihmuar me prodhimin e shfaqjes.
“Do të jetë e madhe. Unë jam duke punuar”, tha 50 Cent. “Unë mendoj se duhet të jetë aty për trashëgiminë e tij sepse është e rëndësishme për mua që ata ta kuptojnë atë”.
Sipas reperit, projekti do të japë një “backstory” të filmit dhe do të tregojë vitet e reja të Eminem. Ai shprehu gjithashtu dëshirën që emisioni të ndajë historinë e tij me një audiencë të re. “Dua të jem në gjendje të tregoj dhe të ofroj shumë më tepër detaje. Gjëra që do të thonit në një intervistë ose gjëra të ndryshme që i keni përdorur tashmë”, tha ai./Lapsi.al