UBT News

497 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 497 raste aktive me koronavirus. prej tyre 116 janë vetëm në Komunën e Prishtinës, e pasuar nga Ferizaj me 44, Prizreni po ashtu 44 raste, Gjilani me 33 raste si dhe dhjetëra raste në komuna tjera të vendit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në raportin e fundit bëri të ditur për 14 raste të reja që rezultuan pozitivë me COVID-19.

Si mbrojtje nga COVID-19 po vazhdon ende vaksinimi, ku prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.824.150 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Exit mobile version