Një 49-vjeçar është goditur sot nga rryma në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.
Sipas policisë ai është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”, ka thënë ai.