Vetëm në Komunën e Ferizaj, policia ka vënë gjobë për 469 qytetarë të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka treguar edhe se në kuadër të aktivitetve për zbatimin e vendimit të qeverisë janë dhënë 70 vërejtje policore.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/32, i datës 28.08.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë 24 orëve të fundit, përveç 70 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 469 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Llojet e gjobave sipas Ligjit.Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 :
24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 4 gjoba
24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 18 gjoba
24.4 Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 51 gjoba
24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 395 gjoba
25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 1 gjobë
Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar tu shqiptojë gjoba.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Anti Covid-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës .
Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.
Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.