Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të rregullt plenare, e cila pritet të nisë nga ora 10:00.
Pikët kryesore të këtij takimi përfshijnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rishikimin e Buxhetit të vitit 2026, si dhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gjithashtu, deputetët do të votojnë edhe për propozimin e Listës Serbe lidhur me emërimin e deputetëve të saj në komisionet parlamentare.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
- Deklarimet jashtë rendit të ditës
- Pyetjet parlamentare
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
- Votimi i propozimit të GP – Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisione parlamentare
