Gjimnazi TIK i UBT International Smart Schools po shënon një interesim të jashtëzakonshëm nga nxënësit në nivel vendi, duke u konfirmuar si një ndër drejtimet më të kërkuara në Kosovë. Numri rekord i të interesuarve për regjistrime të hershme këtë vit reflekton orientimin e gjeneratave të reja drejt teknologjisë, inovacionit dhe profesioneve të së ardhmes.
Ky program unik dallon për qasjen e tij moderne të bazuar në modelin Classroom 3.0 dhe në konceptin STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë), duke ofruar një kombinim të balancuar ndërmjet njohurive teorike dhe praktikës profesionale.
Nxënësit zhvillojnë aftësi konkrete përmes laboratorëve inovativë, projekteve praktike dhe përdorimit të teknologjive të avancuara si realiteti virtual dhe i shtuar (AVR), përmes platformave si EON Reality.
Plani mësimor i Gjimnazit TIK është i strukturuar në mënyrë progresive përgjatë tri viteve të shkollimit, duke përfshirë një gamë të gjerë lëndësh të përgjithshme dhe profesionale. Krahas bazës në gjuhë, matematikë dhe shkenca, një pjesë e rëndësishme e programit fokusohet në zhvillimin e aftësive teknologjike dhe digjitale.
Nxënësit kanë mundësi të mësojnë dhe të punojnë në fusha si programimi, zhvillimi i uebit, inteligjenca artificiale, robotika, elektronika, modelimi dhe printimi 3D, dizajni grafik dhe animacioni, si dhe zhvillimi i lojërave interaktive. Përmes këtyre përmbajtjeve, ata përgatiten për të kuptuar dhe ndërtuar teknologjitë që po formësojnë botën moderne.
Një aspekt i rëndësishëm i këtij drejtimi është zhvillimi i kompetencave praktike dhe profesionale, ku nxënësit mësojnë të analizojnë probleme reale, të krijojnë zgjidhje digjitale, të zhvillojnë aplikacione, të dizajnojnë uebfaqe dhe të punojnë me baza të të dhënave.
Gjimnazi TIK në UBT International Smart Schoolsështë një ekosistem i plotë zhvillimi për të rinjtë. Përmes aktiviteteve shtesë si klube të programimit, robotikës, gjuhëve të huaja dhe sportit, nxënësit kanë mundësi të zhvillojnë aftësi të gjithanshme dhe të ndërtojnë rrugën e tyre drejt karrierës.
Për më tepër, shkolla është e integruar në një rrjet ndërkombëtar bashkëpunimesh dhe programesh, duke u bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe globale të edukimit. Kjo u mundëson nxënësve të përfitojnë një edukim që është në hap me zhvillimet e fundit në teknologji dhe industri.
Interesimi i lartë për këtë drejtim dëshmon qartë se Gjimnazi TIK në UBT International Smart Schools është duke u shndërruar në një nga zgjedhjet kryesore për nxënësit që synojnë të ndërtojnë një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme në fushën e teknologjisë.
Vendet janë të limituara në këtë drejtim, andaj ju ftojmë të siguroni të ardhmen përmes regjistrimit të hershëm!
