UBT News

44 të vdekur në një festival religjioz në Izrael

Së paku 44 persona kanë vdekur në një festival religjioz në verilindje të Izraelit, ku fillimisht u tha se një pjesë e vendit ku po qëndronin ishte shembur, mirëpo më pas zyrtarët deklaruan se disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien edhe dhjetëra të tjerë. Dhjetëra të tjerë janë lënduar në festivalin Lag B’Omer, që mbahet çdo vit në rrëzë të malit Meron.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi këtë ngjarje si “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutet për viktimat.

Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë morën pjesë në këtë festival, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë COVID-19./UBTNews

Exit mobile version