UBT News

44 sportistë të rinj nderohen me bursë nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës të hënën ka nënshkruar kontratë me 44 bursistë. Sportistë të ndryshëm nga këto kontrata do të përfitojnë nga 150 euro në muaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka thënë se kjo mbështetje do të vazhdojë ngritjen si në vlerën financiare ashtu edhe në numrin e sportistëve të cilët do të fitojnë.

“Sot po nënshkruajmë 44 Shpresa Olimpike, ky numër dukshëm po rritet, ju e dini që në fillim ka qenë një numër shumë i vogël, mandej çdo vit e kemi shtuar numrin e mbështetjes së sportistëve. E kemi cekur shumë herë që kjo shumë është 150 euro për një sportist, mirëpo shpresojmë që vitin tjetër kjo shumë të rritet sepse e dimë që ka pasur ndikim shumë pozitiv kjo përkrahje e sportistëve dhe ne do të vazhdojmë edhe me rritjen e vlerës së kësaj shume, mirëpo edhe në rritjen e numrit të sportistëve”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu përmendi edhe suksesin e fundit të boksieres Donjeta Sadiku e cila siguroi pjesëmarrjen për Lojërat Olimpike Parisi 2024 dhe theksoi se ky është një tjetër sukses i madh për sportin në vendin tone.

“Shfrytëzoj rastin ta uroj Donjeta Sadikun e cila na nderoi me fitoren e saj, na bëri krenar, tani e kemi edhe një norme extra nga sporti i boksit dhe shpresojmë që edhe vëllezërit Bajoku në maj ku e kanë edhe garën e fundit për kualifikime në Tajlandë të kenë fat e sukses dhe të prezantohet Kosova në lojërat Parisi 2024 me më shumë sportistë me normë olimpike si dhe të kemi rezultatet të mira nga Parisi”, shtoi ai.

Përveç Sadikut, normën olimpike në boks po e synojnë edhe vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku./UBTNews/

Exit mobile version