UBT News

Manuel Neuer mund të rikthehet te Gjermania me një kusht

E ardhmja e portës së Gjermanisë në Kupën e Botës 2026 mbetet ende e paqartë, pasi që Marc-Andre ter Stegen po lufton për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

Sipas Bild, portieri i Bayern Munich është i hapur ndaj një rikthimi, por kërkon që trajneri i kombëtares Julian Nagelsmann ta kontaktojë personalisht dhe t’i shprehë dëshirën e qartë për ta rikthyer në ekip.

Deri tani, vetëm drejtori sportiv i DFB-së, Rudi Voller, ka pasur komunikim të kufizuar me lojtarin për këtë çështje.

Neuer, i cili mbush 39 vjeç, e sheh të mundur bashkëpunimin me Nagelsmann në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por nuk dëshiron ta bëjë këtë çështje publike.

Ai synon të ruajë respektin ndaj portierëve aktualë të kombëtares dhe të shmangë çdo keqkuptim brenda grupit.

Në të kaluarën, marrëdhëniet midis Neuer dhe Nagelsmann kanë qenë të tensionuara. Gjatë periudhës së përbashkët te Bayern Munich, u krijua një përçarje pasi trajneri shkarkoi mikun e ngushtë të portierit, trajnerin e portierëve Toni Tapalovic.

Megjithatë, raportet janë përmirësuar që prej asaj kohe, sidomos gjatë bashkëpunimit në kombëtare.

Pas Kampionatit Evropian 2024, Neuer u tërhoq nga përfaqësuesja gjermane, por nëse Nagelsmann vendos t’i hapë sërish derën, rikthimi i tij në “Die Mannschaft” nuk është aspak i përjashtuar./S.K/KP/

Exit mobile version