Shënohet sot 41 vjet nga vdekja e këngëtarit legjendar të Beatles. John Lennon është konsideruar një artist që, me thelbin dhe talentin e tij muzikor, i shërbeu kauzës së paqes dhe luftës kundër dhunës.
Dyzet e një vjet pas vrasjes së Lennon ajo mbetet ende një mister, megjithëse autori tha se si një i krishterë i zjarrtë ai donte të hiqte qafe muzikantin që pretendonte se Zoti ishte vetëm një koncept. Sipas dëshmisë së tij ai donte të hiqte qafe njeriun më të famshëm në botë për të hequr qafe depresionin e tij kozmik.
Por fati i më të famshmit nga katër anëtarët e Beatles vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave të muzikës dhe të frymëzojë brezat. Ai mbetet një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore, një njeri i cili, falë muzikës dhe angazhimit të tij për paqe, ndryshoi botën.
Beatles ishin ndoshta grupi më i suksesshëm dhe më me ndikim i viteve ’60, ndoshta i të gjitha kohërave. Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista.
Në 8 Dhjetor 1980, në New York, u plagos për vdekje nga një fans i tij. Vdekja e John Lennon preku miliona njerëz.