UBT News

 Futbollisti i Inter, Benjamin Pavard viziton Gjakovën, arsyeja është e dashura e tij

 Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe kampioni i botës ka vizituar Gjakovën dhe arsyeja është pikërisht e dashura e tij Kleofina Pnishi.

Ai vendosi ta kalojë Krishtlindjen në Kosovë dhe çifti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë përmes imazheve në rrjetet sociale ku shihen të përqafuar në Çarshinë e Jupave.

Foto shoqërohej me mbishkrim: “Gëzuar Krishtlindjet nga ne për ju. Le të ndalemi për një moment dhe të përqafojmë magjinë e fëmijërisë, gëzimin e pastër dhe kujtimet me njerëzit që duam”.

Ky moment ngjalli reagime të shumta e shumica pozitive nga shqiptarët që kanë përshëndetur lidhjen e veçantë të futbollistit me kulturën dhe traditat shqiptare. Vizita e Pavard në Kosovë jo vetëm që ka sjellë vëmendje mediatike, por ka shërbyer edhe si shembull i bukur i dashurisë që tejkalon kufijtë dhe bashkon kultura të ndryshme.

Përndryshe, çifti duket se ka shijuar qetësinë dhe mikpritjen e Gjakovës gjatë periudhës festive, duke krijuar kujtime të paharrueshme. /UBT News/

Exit mobile version