UBT News

400 raste të variantit indian të COVID-19 vetëm në Londër

Kryetari i sapozgjedhur i Londrës, Sadiq Khan konfirmoi se Londra ka 400 raste të variantit të ri të COVID-19, që së pari u detektua në Indi.

Khan njoftoi se 100 nga këto raste kanë histori udhëtimi. I pari i Londrës bëri thirrje për zgjerim të programit të vaksinimit për të mbuluar të gjithë të rriturit mbi 18-vjeç në pesë bashkitë e Londrës që janë të prekura nga ky variant./UBTNews

Exit mobile version