Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati njoftoi se mbi 400 mijë euro do të investohen në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj”.
Ministri i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ishte prezent sot në komunën e Malishevës, ku edhe nënshkroi memorandum bashkëpunimin së bashku me kryetarin Kastrati. Qëllimi i këtij memorandumi do të jetë ndërtimi i infrastrukturës së stadiumit të qytetit në Malishevë.
Kryetari Kastrati tha se synimi i komunës përmes këtij bashkëpunimi me MKRS-në do të jetë përkrahja e të rinjve, si dhe trashëgimia kulturore.
“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm”, shkroi Kastrati në Facebook.