UBT News

400 denoncime për dhunë seksuale edhe ndaj fëmijëve nga ushtarët rusë në Kiev

Janë 400 denoncime kundër ushtarëve rusë për dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve, që kanë mbërritur nga 1 deri më 14 prill në numrin e vendosur nga Parlamenti ukrainas, për të paraqitur raporte dhe për të marrë ndihmë psikologjike.

Këtë e ka bërë të ditur komisionerja për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas Lyudmyla Denisova, e cituar nga Kyiv Independent.

Sipas saj pas vënies në dispozicion të qytetarëve numrin publik, raportet vazhdojnë të rriten.

Exit mobile version