Janë 400 denoncime kundër ushtarëve rusë për dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve, që kanë mbërritur nga 1 deri më 14 prill në numrin e vendosur nga Parlamenti ukrainas, për të paraqitur raporte dhe për të marrë ndihmë psikologjike.
Këtë e ka bërë të ditur komisionerja për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas Lyudmyla Denisova, e cituar nga Kyiv Independent.
Sipas saj pas vënies në dispozicion të qytetarëve numrin publik, raportet vazhdojnë të rriten.