Për një stil jetese të shëndetshëm, do të ishte mirë që herë pas herë të drejtoheshit te praktikat e njerëzve me jetëgjatë në planet. Njihen si Zonat Blu (Ikaria, Greqi; Loma Linda, Kaliforni; Sardenja, Itali; Okinawa, Japoni; Nicoya, Kosta Rika) dhe për shkak të stilit të jetesës, klimës dhe faktorëve të tjerë, studimet thonë se njerëzit në këto vende jetojnë më gjatë.
Dan Buettner, autor dhe eksplorues i shumë kërkimeve për jetëgjatësinë, tregoi për Well & Good pratikat e mëngjesit të njerëzve më jetëgjatë në botë.
1. Gjeni “ikigai” tuaj
Kur zgjoheni në mëngjes, çfarë ju ngre nga shtrati? Gjetja e arsyes pse ngriheni nga shtrati dhe përqafimi i kësaj arsyeje është një nga zakonet më të shpeshta të njerëzve në Zonat Blu. Koncepti japonez “ikigai” lidhet me dëshirën për të zbuluar se çfarë ju ndez shpirtin dhe ju mban të motivuar. Sipas Zonave Blu, të paturit një qëllim lidhet me jetëgjatësinë; fjalë për fjalë ju jep një arsye për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes.
2. Mëngjesi i shëndetshëm
Një dietë e shëndetshme është një pjesë e rëndësishme për jetëgjatësinë. Një pjesë e kësaj përfshin vaktin e mëngjesit.
3. Shijoni një filxhan kafe në mëngjes
Njerëzit që jetojnë në secilën nga pesë Zonat Blu, shijojnë çdo mëngjes një filxhan me kafe. “[Njerëzit në këto zona] pinë deri në dy ose tre filxhanë kafe në ditë”, sipas gjetjeve të Buettner. Vetëm mos e teproni me sheqerin.
4. Thuaji diçka të bukur personit të parë që sheh
Përveç ngrënies së një mëngjesi të shëndetshëm (plot me fruta dhe drithëra) dhe 20-minuta ushtrime (zakonisht yoga ose biçikletë për në punë), Buettner e fillon çdo mëngjes duke komplimentuar të tjerët. Përveç emocioneve pozitive për të tjerët, krijoni dhe kultivoni një jetë të shëndetshme shoqërore.