Katër persona, përfshirë një oficer policie, u vranë në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe personave të armatosur në Iranin juglindor.
Agjencia e lajmeve Azad e Iranit tha se militantë të armatosur nga grupi Jaish al-Adl sulmuan një stacion policie në provincën Sistan-Baluchestan.
“Tre terroristë u vranë dhe dy të tjerë u arrestuan,” tha shefi i Policisë Mohammad Reza Eshaghi në një deklaratë.
Zyrtari i sigurisë shtoi se edhe një oficer policie humbi jetën në sulm, raporton Anadollu.
Provinca Sistan-Baluchestan, e vendosur në juglindje të Iranit përgjatë kufirit me Pakistanin, ka përjetuar sulme të ndryshme nga Jaish al-Adl, një grup militant i përcaktuar si organizatë terroriste nga qeveria iraniane. Grupi pretendon se mbron të drejtat e popullit Baluch në rajon.