Ka mbi 30 milionë ndjekës në Instagram dhe një të dashur që ka rreth 600 milionë euro të grumbulluara duke qenë një nga futbollistët më të mirë të historisë. Por, kaq nuk është mjaftueshëm për Georgina Rodriguez.
“Shumë njerëz e dinë se kush jam, por pak më njohin”, thotë në mënyrë enigmatike partnerja e Cristiano Ronaldos, në një dokumentar në Netflix mbi jetën e saj.
Në 6 seritë e tij, do të mund të shikoni jahte, avionë privatë, supermakina sportive dhe bizhuteri të shumta.
Dikur shkonte në punë me autobus, përpara se të binte në sy të CR7. Sot, ajo lëviz me Bugatti, thotë se dashuron “diamantët e mëdhenj” dhe premton se kurrë më në jetën e saj nuk do të udhëtojë me avionë të zakonshëm, pasi është mësuar me avionin privat prej 45 milionë eurosh të futbollistit portugez.