UBT News

​396 hektarë pronë shoqërore kthehen nën mandatin e AKP-së

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka përfunduar me sukses procesin gjithëpërfshirës dhe të strukturuar të verifikimit dhe identifikimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e saj.

Ky proces u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe u mbështet në të dhënat zyrtare kadastrale të vitit 2024.

Verifikimi ka pasur për qëllim evidentimin dhe saktësimin e të drejtave pronësore mbi asetet e ndërmarrjeve shoqërore.

Si rezultat, janë identifikuar 461 asete të reja, me një sipërfaqe totale prej 396 hektarësh, të cilat më parë nuk figuronin në listat zyrtare të AKP-së dhe nuk administroheshin nga agjencia.

Qëllimi i këtij procesi ishte evidentimi dhe saktësimi i të drejtave pronësore mbi asetet e ndërmarrjeve shoqërore, duke garantuar menaxhim të përgjegjshëm dhe në përputhje me ligjin e AKP-së.

AKP planifikon verifikimin e të dhënave nga Agjencia Kadastrale që posedon për vitin 2000, me qëllim të identifikimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që mund të jenë tjetërsuar pa dijeninë e AKP-së, vlerësimin e ligjshmërisë së ndryshimeve pronësore të kryera pas vitit 2000, dhe marrjen e masave për kthimin e aseteve nën administrim të AKP-së, nëse konfirmohet transferimi i paligjshëm.

Exit mobile version