Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht te Real Madid. Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, të mbushur në kapacitetin maksimal nga tifozët, Mbappe deklaroi se për të, ishte diçka e pabesueshme që të ishte në Madrid.
Teksa u prezantua në gjuhën spanjolle, Mbappe tha se ka ëndërruar prej vitesh që të luante me Real Madrid dhe se tanimë ëndrra e tij u bë realitet.
“Është e mrekullueshme të jesh këtu, kam fjetur për shumë netë duke menduar që të jem pjesë e Real Madridit. Jam një djalë shumë i lumtur sot, dëshiroj që të falenderoj presidentin Florentino Perez dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar që unë të jem këtu, por fituam, tani unë jam këtu pjesë e këtij klubi. Shikoj familjen time që është e lumtur, mamanë time që po qan.
Është një ditë e mrekullueshme për mua, që fëmijë kam pasur vetëm një ëndërr, që të isha këtu, dhe i falenderoj tifozët që kanë ardhur të gjithë sot këtu. Tani kam një ëndërr tjetër që të jem në lartësinë e duhur të këtij klubi të madh, do të jap jetën për këtë klub. Dua ti jap një mesazh fëmijëve që janë këtu, mund ti realizoni çdo gjë me punë dhe duke ëndërruar. Jam shumë i emocionuar, por do të thotë shumë që jam këtu dhe lojtar i klubit më të madh në histori. Nuk po flas më shumë se ndryshe do të qaj. Hala Madrid!”, deklaroi Mbape./UBTNews/