Në Maqedoni të Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 35 raste të vdekjes nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3 mijë e 284 testime rezultuan 890 raste pozitive në Maqedoni të Veriut, si dhe u shëruan 1 mijë e 24 pacientë.
Më 19 dhe 26 prill në Maqedoni të Veriut do të arrijnë 10 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Kurse sot gjatë ditës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se më 28 prill do të mbërrijnë 200 mijë doza të vaksinës kineze, “Sinofarm”./UBTNews