Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 35 pacientë të prekur me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njofton se janë kryer 1 mijë e 176 testime, prej të cilave kanë rezultuar 387 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre në Shkup-174, Kumanovë-17, Shtip-19, Prilep-12, Tetovë-26, Veles-12, Manastir-20, Ohër-1, Kavadar-3, Gostivar-56, Gjevgjeli-1, Strumicë-6, Kriva Pallanka-4, Radovish-1, Krushevë-3, Koçan-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Berovë-1, Valandovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-7, Shën Nikollë-7, Kërçovë-3, Negotinë-4.
Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 528 pacientë.
Numri i rasteve aktive në Maqedoni të Veriut është 20 mijë e 687./UBTNews