Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 33 zjarre. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), prej tyre 29 janë shuar, dy janë nën kontroll, ndërsa dy të tjera vazhdojnë të jenë aktive.
Zjarret aktive po përballohen në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, si dhe në territorin e komunës së Studeniçanit, në fshatrat Varvarë dhe Draçevicë, ku flakët kanë përfshirë pyje të përziera dhe bimësi të ulët.
Në rajonin e Shkupit, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë disa vatranë komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatrat Rashtak e Kamnik rë komunës së Gazi Babës, në Jabollcë, si dhe në fshatin Rashçe.
Flakët janë shuar gjithashtu edhe në komunat Manastir, Dollneni, Resnjë, Krushevë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Çeshinovë-Obleshevë, Dellçevë, Koçan, Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçan, Tetovë dhe Gostivar.
Autoritete në Maqedoni apelojnë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, duke mos ndezur zjarre në ambientet e hapura, me qëllim që të parandalohen përhapje të reja./D.B/UBTNews/Zhurnal.mk