UBT News

31 viktima nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut, 766 raste të reja

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë raportuar 31 raste të vdekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 mijë e 171 testime prej të cilave rezultuan 766 raste të reja. Prej rasteve të reja 252 janë në Shkup, Manastir 80, Kumanovë 64, Prilep 41, Veles 36, Strumicë 33, Shtip 28, Tetovë 27, Gostivar, Kavadar dhe Ohër 26, Koçani 23, Kërçovë dhe Gjevgjeli 13, Strugë 12, Sveti Nikole dhe Radovish 10, Kriva Pallankë dhe Vinicë 6, Negotinë 5, Vallandovë, Bogdanci, Krushevë dhe Demir Hisar 4, Berovë 3, Resnjë, Dellçevë dhe Pehçevë 2, Dibër, Kratovë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica 1.

1 mijë e 118 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, kurse raste aktive janë 18 mijë e 658./UBTNews

Exit mobile version