Të paktën 31 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një xhami gjatë faljes së xhumasë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.
Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka bërë që autoritetet të shpallin gjendje emergjente në tre spitale të qytetit.
Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë, megjithatë zyrtarët e policisë thanë se ky ishte një sulm vetëvrasës..
Presidenti i Pakistanit ka theksuar se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”.
Shpërthimi ndodhi në kohën kur një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhaminë ‘Khadijatul Kubra’, e cila ndodhet në zonën Tarlai Kalan të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.
Mësohet se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin në momentin kur është ndaluar në hyrje të xhamisë.
