Numri i viktimave nga COVID-19 në Indi ka tejkaluar shifrën 300 mijë, teksa vendi po vazhdon të përballet me pandeminë.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i rasteve me fatalitet mund të jetë më i lartë meqë disa raste të vdekjes nuk janë regjistruar zyrtarisht.
India ka 26 milionë raste me COVID-19, është vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me numrin e rasteve – dhe tani është epiqendra e pandemisë globale. Kurse për nga numri i viktimave, India renditet e treta në botë me më shumë se 300 mijë viktima – pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.
Vala e dytë vdekjeprurëse në javët e fundit ka mbingarkuar sistemin shëndetësor të vendit. Spitalet po luftojnë për të përballuar fluksin e pacientëve, teksa rrezikojnë të mbesin pa ilaçe dhe oksigjen.
Edhe vaksinimi nuk po bën progresin e duhur për ta lehtësuar krizën aktuale./UBTNews