UBT News

300 fëmijë vrapojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shënuar Ditën Olimpike 2021

Në kuadër të Javës Olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka vazhduar me aktivitete të tjera sportive.

23 qershori si datë e Ditës Olimpike ka nisur me aktivitetin kryesor që po mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku po marrin pjesë 300 fëmijë nga katër shkolla të Prishtinës, të cilët po vrapojnë në shtegun prej 60 metrave duke bërë kështu një garë simbolike në shënim të kësaj dite.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sporti, Daulina Osmani, dhe Halil Sylejmani, kryesues i këshillit organizativ të Ditës Olimpike.

Përveç stadiumit “Fadil Vokrri”, Dita Olimpike po shënohet edhe nëpër stadiume të tjera të Kosovës me aktivitete të ndryshme.

Exit mobile version