30 prilli njihet si dita ndërkombëtare e muzikës xhaz, e cila festohet me qëllim rritjen e vetëdijes për vlerat e xhazit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin mes njerëzve.
UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme në nëntor të 2011-ës.
Muzika e xhazit është një stil muzikor që u shfaq në fillim të shekullit të 20-të, në komunitetet e zezakëve në Jug të Amerikës.
Ajo ka lindur nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe europiane, e cila prej fillimeve të saj dhe deri në ditët e sotme, muzika xhaz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillimi vitit 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, dhe Bebop nga mesi i viteve 1940.