UBT News

29-vjeçari përmes billboardeve kërkon grua!

Në kohën kur shumica e njerëzve po kërkojnë dashurinë e jetës qoftë përmes aplikacioneve të takimeve ose përmes shoqërisë, Muhammad Malik zgjodhi një mënyrë të pazakontë. Përmes billboardeve në qytetin britanik të Birminghamit, ai reklamoi veten.

Në billboard shkruan edhe emri i uebsajtit përmes së cilit gratë mund të kontaktojnë me të.

Malik nga Londra e ndërmori këtë hap të pazakontë për të gjetur “të duhurën” pasi sipas tij kjo ishte mënyra e vetme “për t’u vërejtur”.

Që nga vendosja e këtyre billboardeve të mërkurën, Malik thotë se ka marrë qindra mesazhe./UBTNews

Exit mobile version