UBT News

28 ditë me biçikletë nga Gjermania në Kosovë për të parë gjyshen

Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij.

21-vjeçarit nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.

Ai tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lufte. Megjithatë, shtoi se është përballur me një sërë sfidash.

Ahmeti me gjyshen e tij.

“Rruga ishte ndryshe siç e kisha imagjinuar, kam patur shumë sfida, më shumë për ujë. Kisha mungesë uji, ushqim. Nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës”, tregoi i riu nga Peja./ ABCNews

Exit mobile version