Qendra e Stërvitjes Bazë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka pritur sot 266 rekrutët e rinj gjenerata e dytë për vitin 2022, të cilët për nëntë javë do t’i nënshtrohen stërvitjes bazike e cila ka për qëllim t’i përgatisë ata në aspektin fizik, psikik dhe profesionalë që të mund të rreshtohen si ushtarë në formacionet ushtarakë brenda strukturës së FSK-së. /UBTNews/