Për vetëm një ditë, 26 persona që u lënduan në aksidente trafiku kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Kurse sipas një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), brenda 24 orëve për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore në këtë klinikë morën tretman 240 persona të tjerë.
“Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 26 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit. Përveç tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë morën tretman edhe 240 persona tjerë, sipas raportit të punës. Nga ta, 66 pacientë u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), 49 pacientë u regjistruan si raste kirurgjike, 68 u mjekuan në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe 61 në Dhomën e Shërbimit Ortopedik”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.