UBT News

251 mijë euro për bizneset në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 251 mijë euro për bizneset që u përballën me vështirësi gjatë pandemisë.

Sipas njoftimit të komunës, 513 bizneseve do t’ju dalin mjetet sapo të procesohen nga Thesari i shtetit.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë së bashku do të mposhtim këtë virus dhe do të kthehemi në normalitet. 251.150 euro nga pakoja ekonomike e Komunës sot është dërguar si ndihmë për sektorin e bizneseve në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version