5G është gjenerata më e fundit e teknologjisë celulare e cila premton shpejtësi më të lartë internetit dhe vonesa më të ulëta transmetimi.
Nuk përbën sekret fakti se interneti është plot teori konspiracioni. Nga muzikantët e vdekur tek teoritë se njeriu nuk ka zbritur kurrë në Hënë, çudi të tilla dëgjon pafund.
Një trend shumë popullor për momentin janë teoritë rreth teknologjisë 5G. Një anketë e fundit tregon se 24% e njerëzve i besojnë teoritë konspirative rreth 5G.
5G është gjenerata më e fundit e teknologjisë celulare e cila premton shpejtësi më të lartë internetit dhe vonesa më të ulëta transmetimi.
Nga të pyeturit, 66% e njerëzve kishin dëgjuar rreth teknologjisë 5G dhe 24% i besonin teoritë, një shifër në të vërtetë shumë e lartë.
50% e njerëzve kishin dëgjuar se 5G shkakton kancer, por vetëm 10% e besonin.
Viti i kaluar ishte momenti kur teoritë konspirative shpërthyen nisur edhe nga pandemia e Covid-19. /PCWorld Albanian