237 pacientë të infektuar me virusin COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të qendrave spitaloren ë vend.
Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme në vend po vazhdon trajtimi i këtyre pacientëve tashmë të infektuar me koronavirus.
Sipas raportit të fundit, 139 nga këta pacientë tashmë janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19, ndërsa 11 nga ta janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
168 pacientë të tjerë janë nën asistim të oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
11 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 168 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 133 pacientë:
7pacientë janë në gjendje të rënduar
74 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
102 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 52 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 8 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 104 pacientë:
4 në gjendje të rënduar
65 të konfirmuar pozitivë
66 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Gjakovës, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 32 pacientë
Spitali i Gjilanit, 23 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë