Kreu i grupit famëkeq ushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, konfirmoi se një shtetas Zambian i vrarë më 22 shtator vdiq duke luftuar për Wagner në Ukrainë. Prigozhin konfirmoi gjithashtu se ai ishte rekrutuar nga një burg rus.
Prigozhin, i njohur me emrin “kuzhinieri i Putinit”, konfirmoi se emri i tij ishte Nathan Lemekhani Nyirenda.
Nëpërmjet një llogarie në Telegram, ku janë postuar përgjigjet e tij për gazetarët, Prigozhin tha se ai u takua me Nyirendannë udhëtimin e tij të rekrutimit nëpër burgjet e Rusisë. Dyshohet se të dy janë takuar në një burg në Tver, Rusi.
Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Zambisë tha se ai ishte një student 23-vjeçar që studionte në Rusi në Institutin e Fizikës Inxhinierike të Moskës dhe se ai ishte arrestuar në prill të vitit 2020 dhe ishte dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg në Tver.
Në fund të deklaratës së Prigozhin, ai e përshkroi atë si dikë “që tregoi guxim, trimëri dhe vdiq si një hero”./UBTNews/