UBT News

22 kandidatë fillojnë rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të FSK-së

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të FSK-së.

Në njoftimin e FSK-së, thuhet se gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT, bëhen oficerë të FSK-së./UBTNews/

Exit mobile version