214 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Sipas njoftimit, 181 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe nëntë pacientë janë në CPAP.
Spitali ka njoftuar se 49 pacientë janë në gjendje të rëndë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë pranuar 19 persona të infektuar e që kanë pasur nevojë për hospitalizim dhe janë shëruar 16 pacientë.