Festa e Muzikës, e njohur gjithashtu si Dita Ndërkombëtare e Muzikës, është një festë globale që kremton muzikën dhe krijuesit e saj, duke promovuar kulturën muzikore si një gjuhë universale që bashkon njerëzit pa dallim moshe, kulture apo origjine.
Ajo zhvillohet çdo vit më 21 qershor, në ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore, duke shënuar edhe fillimin e verës.
Festa e Muzikës është krijuar nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor.
Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, festa e Muzikës është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende, përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fizhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japonia.